Për të parandaluar koronavirusin

Për të parandaluar koronavirusin

Teatri Kombëtar i Kosovës ka marrë vendim që të anulohen të gjitha shfaqjet e parapara për muajin mars.

Një gjë e tillë sipas njoftimit të teatrit po bëhet si masë parandaluese për përhapjen e Koronavirusit.

NJOFTOJMË SE ANULOHEN të gjitha shfaqjet e parapara të mbahen në kuadër të programit të shfaqjeve për muajin Mars. Njëkohësisht apelojmë tek ju, respektimin strikt të udhëzimeve të njoftuara për shmangien e përhapjes së këtij virusi.”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e TKK-së.

Të dashur miq të teatrit!Konform masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së CoronaVirus-it (Covid-19), për të…

Gepostet von Teatri Kombëtar i Kosovës am Donnerstag, 12. März 2020

Qeveria e Kosovës, mbrëmë ka marrë vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19. Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit deri më 27 mars 2020. Po ashtu, është vendosur që të pezullohen linjat ajrore nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë deri në një vendim tjetër, si dhe masa të tjera./21Media