Burbuqe Berisha flet se sa do të jetë e vështirë të menaxhohen këto premiera

Burbuqe Berisha flet se sa do të jetë e vështirë të menaxhohen këto premiera

Në media u raportua se brenda organeve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, ka mospajtime gjë që kanë ndikuar që ky institucion mos të ketë gati programin për këtë vit.

Por këto i ka mohuar Drejtoresha e Këshillit Drejtues të TKK, Burbuqe Berisha. Ajo në programin e mëngjesit “Për ditë të mbarë”, në RTV 21, tha se bordi e ka bërë një repertor të mirë dhe të qëndrueshëm.

Ajo tha se katër shfaqje do të jepen e “Skenën e vogël e vogël”, kurse tetë në “Skenën e madhe”, tre nga këto shfaqje sipas Berishës do të jenë të vitit të kaluar. Por sipas saj do të shfaqen probleme në menaxhim të numrit të këtyre premierave, përcjell rtv21.tv.

“Është e paarritshme me i realizu 12 premiera. ..Brenda Teatrit Kombëtar funksionin edhe Trupa e Baletit..që  edhe ata i kanë kërkesat e veta edhe i kanë katër premiera,  po bjen që 12 edhe 4 bëjnë 16. Është e pamundur me u menaxhu. D.m.th ose ka me pas përplasje shumë të mëdha mes dy institucioneve.”, tha ndër tjerash Burbuqe Berisha.

Ajo foli edhe për postin e ri që e mori në dhjetor të vitit të kaluar si Drejtoreshë e Këshillit Drejtues, potencoi se pavarësisht përgjegjësive është e kënaqur me këtë detyrë./21Media