MKRS: Konkursi do të hapet javën e ardhshme

  MKRS: Konkursi do të hapet javën e ardhshme

Teatri Kombëtar i Kosovës vazhdon të funksionojë pa zot shtëpie. Që nga shkarkimi i regjisorit Agim Sopi nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Teatrit, ky institucion po vazhdon të funksionojë me ushtrues detyre. Por, gjatë javës së kaluar Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Kulturës që të hapet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të Teatrit. Kjo e fundit paralajmëron që konkursi do të hapet gjatë javës së ardhshme./21Media