Shfaqja është interpretuar nëpër teatro të ndryshme

Shfaqja është interpretuar nëpër teatro të ndryshme

Ishte ideja e artistit kosovar, Besim Morina, që për herë të parë teatri profesional “Neumarkt” nga Cyrihu të prezantohet në Kosovë,  me shfaqjen “Ndërtimi” të Franc Kafkës.

Morina ka treguar për albinfo.ch se dëshira ka qenë e përbashkët që  kjo shfaqje të shfaqet në Kosovë edhe nga regjisori Peter Kastenmüller, që është dhe drejtori i teatrit dhe Max Simonischek, që është një ndër aktorët më të kërkuar në fushën e teatrit dhe filmit në pjesën gjermanofolëse.

Kjo shfaqje është interpretuar nëpër teatro të ndryshme  në Gjermani dhe Austri.

Shfaqja “Ndërtimi”, do të shfaqet premierë në Teatrin “Dodona” më 20 Prill, ndërsa repriza e saj më 21 Prill./21Media