Anulohet çdo aktivitet i institucioneve qendrore të kulturës - kërkojnë ngritjen e pagës në përputhje me rregulloren

Anulohet çdo aktivitet i institucioneve qendrore të kulturës – kërkojnë ngritjen e pagës në përputhje me rregulloren

Përfaqësues të Sindikatave të Institucioneve vartëse të MKRS-së, ajo e  Teatrit Kombëtar të Kosovës, Filharmonisë e Kosovës dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” nga sot kanë hyrë në grevë dhe kanë anuluar cdo aktivitet të këtyre institucioneve. Këtë grevë, ata kanë deklaruar se nuk do ta ndërprejnë deri në ngritjen e pagës në përputhje me rregulloren.
Këshilli i Grevistëve u shprehen se performuesit e artit tash e 19 vite janë në gjendje të rëndë dhe po neglizhohen nga Ministria e Kulturës, Kuvendi dhe Qeveria./21Media