Tematika e kësaj shfaqje teatrale ishte vetëdijesimi dhe parandalimi i dukurive negative në shkolla

Tematika e kësaj shfaqje teatrale ishte vetëdijesimi dhe parandalimi i dukurive negative në shkolla

Në sallën e Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”, për të gjithë nxënësit e shkollave të Komunës së Mitrovicës është shfaqur pjesa teatrale “Fati ndryshohet“, përgatitur nga Teatri i Qytetit të Mitrovicës dhe Drejtorisë Rajonale e Policisë në Mitrovicë.

Për të ndjekur këtë shfaqje i pranishëm ishte  edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka i shoqëruar nga përfaqësuesit komunal si dhe drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.

Tematika e kësaj shfaqje teatrale ishte vetëdijesimi dhe parandalimi i dukurive negative në shkolla, me theks të veçantë përdorimi i  substancave narkotike nga të rinjtë.

Hapjen e shfaqjes e bëri drejtori i Teatrit të Qytetit të Mitrovicës, Adem Zhitopotokun, i cili  për realizimin e kësaj shfaqje falënderoj  Drejtorinë Rajonale të Policisë  në Mitrovicë.

Rolet në këtë shfaqje i interpretuan:Diellore Ahmeti, Xhulian Azemi, Teuta Hajra, FestinaMusliu, Drilona Beka, Blerina Murseli, Rijona Vojvoda, Alba Ia, Arlinda Hajra, Endrit Islami, ndërsa autore e kësaj shfaqje ishte Ermonda Prekazi.