Poezi nga Dritëro Agolli

Poezi nga Dritëro Agolli

Dritëro Agolli është ndër shkrimtarët më të njohur në Shqipëri i cili ka lindur më 13 tetor 1931 në Devoll.

Ai ka qenë poet, prozator, gazetar dhe politikan i njohur gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX. Ai la pas një krijimtari mjaft të gjerë me poezi, poema, tregime, novela, romane, drama dhe skenarë filmash.

Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë e kanë bërë atë më të veçantë. Në poezinë “Tek e Ëma”e përshkruan aq bukur  rëndësinë e nënës sa ajo është gjallë, saqë mund ta ndjesh çdo fjali të tij./21Media

Tek e Ëma

Tek e ëma s’vinte sa ish gjallë,
Mbase vinte, por besoj se rrallë.

Erdhi kur e shpuri në varreza
Sypërlotur, veshur me të zeza.

Ah, tek nëna s’vinte sa ish gjallë,
Dhe tani në varr i shkon çdo javë.

Një mëkat, që ndofta s’lahet kurrë,
Shkon e lan, ku nëna fle nën gurë…