Disa hapa që ju ndihmojnë të flini për dy minuta sipas marinës amerikane

Disa hapa që ju ndihmojnë të flini për dy minuta sipas marinës amerikane

Ndërkohë që ushtarët i luftojnë betejat e tyre në fusha të vërteta të betejave, shumë prej nesh në botën paqësore luftojnë me çështjet tona. Privimi i gjumit është një problem shumë i zakonshëm që njerëzit përjetojnë në ditët e sotme për shkak të stresit, një regjimi të pabalancuar ditor ose vështirësive emocionale.

Statistikat tregojnë se deri në 70 milionë njerëz në SHBA vuajnë nga një çrregullim gjumi. Në këtë pikë, bërja e gjumit të mirë, të errët dhe të qetë nuk funksionon më. Kohët e vështira kërkojnë veprime të veçanta.

Dihet se gjumi i mirë i një nate do të thotë një ditë e mirë e jetës, e në lidhje me këtë, mëposhtë ju sjellim “mashtrimet” e marinës amerikane që tregojnë si të bini në gjumë të sigurt dhe të shëndoshë në më pak se 120 sekonda, përcjell rtv21.tv

Sekreti i relaksimit dhe gjumit të shpejtë ishte përshkruar për herë të parë në librin “Relax and Win: Championship Performance” në vitin 1981. Megjithatë, vetëm tani kjo teori dhe praktikë është diskutuar dhe zbatuar gjerësisht nga njerëz të zakonshëm.

Teknika thuhet se ishte shpikur nga shefat e ushtrisë, të cilët ishin të shqetësuar për shfaqjet e ushtarëve të tyre. Lodhja dhe privimi i gjumit kishte çuar në gabime që një ushtar i mirë nuk duhet të bënte – duhej të ishin më të vëmendshëm. Kjo metodë ishte dëshmuar të jetë e suksesshme në 96% të rasteve pas 6 javëve të testimit.

Më poshtë janë hapat fizikë dhe mendorë që duhet të merrni, duke shpenzuar rreth 1.5 minuta mbi to (duke mos përfshirë ato 120 sekonda që nevojiten për të bjerë në gjumë), përcjell rtv21.tv

Hapi i parë

Relaksoni muskujt tuaj të fytyrës, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve tuaj.

Hapi i dytë

Lëshoni shpatullat tuaja sa më të poshtë që të jetë e mundur. Pastaj relaksoni krahun tuaj të sipërm dhe të poshtëm në njërën anë dhe pastaj në tjetrën.

Hapi i tretë

Merrni frymë dhe qiteni jashtë, duke relaksuar gjoksin. Pastaj, relaksoni këmbët tuaja, nga kofshët dhe poshtë.

Hapi i katërt

Hapat e mëhershëm do të duken të lehtë tani, teksa keni pastruar tërësisht mendjen tuaj.

Pas 10 sekondash të relaksimit, është koha të liroheni. Lloyd Bud Winter, autori i librit, sugjeron parashikimin e 3 imazheve që mund të ndihmojnë të fshijnë mendimet tuaja dhe të bllokojnë çdo gjë tjetër.

Fotografia 1: shtrirë në një lundër në një liqen të qetë me asgjë tjetër përveç një qielli të kaltërt mbi ju.

Fotografia 2: duke u luhatur në një shtrat të varur kadife të zezë në një dhomë katrore.

Fotografia 3: duke thënë, “mos mendoni, mos mendoni, mos mendoni” pa pushim për 10 sekonda.

Sistemi juaj nervor qendror është gjëja e parë që vuani dhe vononi nëse keni probleme gjumi për një periudhë të gjatë kohore. Efekte të tjera negative përfshijnë imunitetin e dobësuar, çështjet e kujtesës, presionin e lartë të gjakut, shtimin e peshës dhe shumë më tepër. Pra, pse rrezikoni të gjitha këto kur mund të provoni një qasje të re? Nuk ka arsye për justifikim./21Media