Stilistja e thonjve ka disa këshilla për rregullimin e manikyrit gjatë vjeshtës

Stilistja e thonjve ka disa këshilla për rregullimin e manikyrit gjatë vjeshtës

Në vendin tonë çdo ditë e më tepër po rriten kërkesat për rregullimin e thonjve nga femrat e të gjitha moshave pa dallim. Gjithsesi, në sezonën e vjeshtës vërehet se kërkesat dhe stilet preferohen më ndryshe se sa gjatë stinës së verës.

Se cilat janë ngjyrat, stilet dhe trendet që po preferohen në këtë sezonë, por edhe në dimër, na tregoi Leonora Zeka njëra ndër vajzat e reja që merret me këtë profesion.

“Ka ndryshime nga vera ato kërkojnë dizajnin më të thjesht, ngjyra më të mbyllura si nuancat e të kuqes, hirtës, gjelbrës, vjollcës dhe zezës që janë trendi në këtë kohë”, tha Leonora në një intervistë për portalin rtv21.tv

Sipas saj, klientet zakonisht verës i preferojnë thonjtë e gjatë por në vjeshtë dhe dimër i kërkojnë më të shkurtër gjë që siç thotë ajo janë më praktik dhe higjienik.

Gjatë vjeshtës Leonora tha se vërehet një interesim më i vogël i vajzave për rregullim e thonjve, kjo pasi që kërkesat për rregullimin e thonjve është shumë më e madhe verës se sa në stinët të cilat zgjedhin t’i rregullojnë thonjtë për raste te ndryshme, për punë dhe për qejf.

Duke folur për teknikat që po kërkohen më shumë gjatë kësaj sezone Leonora tha: Teknikat qe unë i ofroj janë zgjatja me tipsa dhe gel. Thoin natyral po e mirëmbajnë vetëm me gel me gjatësi të shkurtër të cilët duken edhe estetik, shkruan rtv21.tv

Në vjeshtë – dimër përveç ngjyrave më të errëta trendi pritet të jenë edhe aksesorët e ndryshëm.

“Përveç ngjyrave të mbyllura, janë aksesorë të ndryshëm, thonjtë metalik, french e cila kombinohet me ngjyra të tjera, glitter(xixa), thonjtë klasik të thjesht ku femrat në detyra të larta e preferojnë këtë ndërsa vajzat e reja i pëlqejnë me dizajne të ndërlikuara”, tregoi Leonora.

Në fund Leonora tha se thonjtë kanë rëndësi po aq të madhe sa ka edhe veshja, flokët ose grimi. Mirëpo, ajo tha se për tu dukur bukur thonjtë nuk është e domosdoshme që të jenë të lyer mjafton mirëmbajtja dhe kujdesi ndaj tyre./21Media

 

/21Media