Dr. Bruce Anderson është antropolog forenzik në zyrën e qarkut Pima në Ekzaminuesit Mjekësorë në Arizona

Dr. Bruce Anderson është antropolog forenzik në zyrën e qarkut Pima në Ekzaminuesit Mjekësorë në Arizona

Nëse dikush vdes në shkretëtirën e Arizonës, mund të kalojnë muaj ose vite derisa eshtrat e tyre të gjenden dhe kur të gjenden është detyrë e dr. Andersonit që t’i gjejë emrat e personave pa emra.

Dr. Anderson i ka përafërsisht 1,000 dosje që përmbajnë informata të njerëzve të paidentifikuar që radhiten në muret e zyrës së tij.
Shumë nga dosjet që janë shënuar NN janë imigrantë që kanë kaluar kufirin meksikan ilegalisht dhe kanë vdekur në shkretëtirën e pafalshme Sonoran të Arizonës.

“Sikur unë të isha zhdukur ose dikush nga të dashurit e mi të ishte zhdukur dikur më moti, si imigrant, në ndonjë vend të largët, do të doja të mendoja se qeveria po bënte çmos që të identifikonte atë person për të më njoftuar mua” thotë Anderson.

Tani po vijnë njoftime të shumta qëkur Byroja Federale të Hetimeve filloi të përdorë teknokogjinë e re të gjurmëve të gishtave për të ndihmuar agjencitë në krejt vendin që të identifikojnë të vdekurit që datojnë dekada më parë.

Agjencia deri tani ka emërtuar më shumë se 200 veta, rreth 40% prej tyre u gjetën në Arizona.

“Sistemi për kërkimin e gjurmëve të gishtave për identitet kërkon që të 10 gishtat, derisa sistemi ynë lejon të kërkohen gishtat një nga një” thotë Bryan Johnson, menaxher i programit Major Incident në njësitin e Latent Print Unit të FBI-së.

“Dhe duke e përdorur këtë algoritëm të ri, që është tejet i përmirësuar në krahasim me sistemet e vjetra dhe ka bazë shumë më të madhe të të dhënave, ne tani kemi aftësinë që të kërkojmë gjurmë më të vështira të gishtave nëpër sistem dhe të bëjmë identifikimet që me përpjekjet e mëparshme, madje edhe në kërkimet e mëparshme nëpër bazat e të dhënave, nuk kanë treguar rezultate.”
U deshën 34 vite për James Downey që të marrë vesh fatin e vëllait të tij të madh, John, i cili u zhduk në vitin 1983. FBI-ja këtë verë identifikoi eshtrat e tij si ato të njeriut të gjetur në Iowa para disa dekadash.

“FBI-ja tha se ai u rrah për vdekje dhe vdiq në fushë ..ishte pak e vështirë ta dëgjoja … por tani më vitet kanë kaluar” thotë James Downey.

Për Anderson, mbyllja e madje edhe një rasti nga qindra të tillë të hapur të eshtrave të paidentifikuar është shumë se punë me dokumente.
“Unë jam baba, gjysh, bir, vëlla, kështu që edhe profesionalisht edhe personalisht është kënaqësi që familjeve t’u japësh përgjigje.”/21Media