Telashe në procesin e Brexit-it

Qeveria britanike përgatitet për një Brexit pa marrëveshje

Megjithëse një marrëveshje është arritur mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, kjo marrëveshje nuk ka gjetur mbështetjen e duhur tek Qeveria britanike.

Një dalje e tillë do të nënkuptonte vështirësi të mëdha në ekonominë britanike pasi do të shfaqeshin probleme në tregti.

Pritet që kabineti qeveritar të ndajë fonde në vlerë prej 2.2 miliardë euro për të zbutur një kaos të mundshëm ekonomik. Ministri për komunitetin dhe Pushtetin Lokal, James Brokenstein, i tha BBC-së, se qeveria ka kohë që e kupton mundësinë e daljes nga BE-ja pa një marrëveshje, por që tani është përgatitur për një Brexit kaotik.

Rreth 100 ditë përpara se Britania të largohet nga BE-ja, mbetet e paqartë nëse kjo do të bëhet me ose pa marrëveshje, e cila mund të kishte pasoja në ekonominë e vendit.

May ende nuk ka fituar mbështetjen e kabinetit të saj për marrëveshjen e arritur muajin e kaluar me Brukselin. Ajo ka vonuar votimin e marrëveshjes së saj deri në mes të janarit.

May që javën e kaluar tejkaloi një votë mosbesimi brenda partisë së saj conservative, ka paralajmëruar ligjvënësit se një alternativeë tjetër nga marrëveshja e saj është vetëm dalja nga Evropa pa marrëveshje.

Ekonomia britanike është ngadalësuar pas referendumit të vitit 2016, dhe nuk ka garancë se bizneset dhe konsumatorët do të kenë çasje pa tarifa në mallrat evropiane pas Brexit-it./21Media

Back to top button