Portieri italian u lëndua në sfidën ndaj Udineses

Portieri italian u lëndua në sfidën ndaj Udineses

Gianluigi Donnarumma u desh të largohej qysh në pjesën e parë të takimit, mes Milanit dhe Udineses mbrëmë.

Pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se portieri i talentuar ka pësuar një tërheqje muskulore e cila do ta mbajë jashtë fushave për disa javë.

Kësisoj, Donnarumma nuk do të luajë në sfidën ndaj Juventusit këtë fundjavë, por edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë përballë Lazios.

Por, Donnarumma nuk është shqetësimi i vetëm për Milanin, pasi edhe mesfushori Paqueta është lënduar mbrëmë dhe mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Juves.