Sot zhvillohen gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve për meshkuj

Sot zhvillohen gjysëmfinalet e Ligës së Kampionëve për meshkuj

Sapo përfundoi pjesa e parë e ndeshjes së parë gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve për hendbollistë, që po zhvillohet ndërmjet Telekom Veszprem-it dhe PGE Vive Kielce-s, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të takimit, skuadrat në shumicën e kohës luajtën me rezultat baraz, e po ashtu ndodhi edhe me përfundimin e pjesës së parë, e cila mbaroi me rezultat të njëjtë 13:13.

Kjo ndeshje po transmetohet drejtpërdrejt në RTV21Plus.

Në ndeshjen tjetër, nga ora 18:00 sot do të takohen Barcelona Lassa e Spanjës dhe Vardari i Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo që do të transmetohet po ashtu drejtpërdrejt në RTV21Plus.

Ndërkaq, nesër nga ora 15:15 do të luhet ndeshja për vend të tretë, derisa finalja e madhe do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00. Këto dy ndeshje nesër do të transmetohen në RTV21./21Media