Telekom Veszprem-i u tregua e fortë për PGE Vive Kielce-n

Telekom Veszprem-i u tregua e fortë për PGE Vive Kielce-n

Sapo përfundoi ndeshja e parë gjysëmfinale e Ligës së Kampionëve për hendbollistë ndërmjet Telekom Veszprem-it dhe PGE Vive Kielce-s.

Ndeshjen e fitoi skuadra e Telekom Veszprem-it, me rezultat 33:30, shkruan rtv21.tv

Në pjesën e parë të takimit, skuadrat në shumicën e kohës luajtën me rezultat baraz, e po ashtu ndodhi edhe me përfundimin e pjesës së parë, e cila mbaroi me rezultat të njëjtë 13:13.

Ashtu sikurse në pjesën e parë, edhe në të dytën skuadrat luajtën me intensitet të njëjtë, por në pjesën e dytë më e mirë u tregua skuadra e Telekom Veszprem-it, e cila arriti të fitojë me rezultat 33:30.

Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në RTV21Plus.

Në ndeshjen tjetër, nga ora 18:00 sot do të takohen Barcelona Lassa e Spanjës dhe Vardari i Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo që do të transmetohet po ashtu drejtpërdrejt në RTV21Plus.

Ndërkaq, nesër nga ora 15:15 do të luhet ndeshja për vend të tretë, derisa finalja e madhe do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00. Këto dy ndeshje nesër do të transmetohen në RTV21./21Media