Telekomi dhe MPMS thellojnë bashkëpunimin

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje lehtëson tej mase komunikimin e personelit të Ministrisë”

Telekomi i Kosovës dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nënshkruan marrëveshje për vazhdimin e ofrimit të shërbimeve të telekomunikacionit.

Përmes një komunikate për media, MPMS edhe një herë ka rikonfirmuar se Telekomi i Kosovës, Vala është zgjedhja më e mirë për shërbime të telefonisë mobile, fikse dhe internetit.

Bedri Istrefi, U. D. Kryeshef Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës ka thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk është  i vetmi institucion që i është bashkuar Telekomit të Kosovës.

“Viteve të  fundit,  pasi që, numri i institucioneve shtetërore dhe bizneseve private që kanë bërë kalimin dhe kanë vazhduar bashkëpunimin është shumëfishuar, duke pasur parasysh se shërbimet e ofruara janë shumë cilësore, çmimet janë të leverdishme dhe ka një kujdes të shtuar për konsumatorët tanë”, ka deklaruar Isterfi.

Telekomi i Kosovës, siç theksohet në komunikatë, do t’i ofrojë MPMS-së shërbim të pandërprerë të telefonisë dhe internetit, duke i mundësuar personelit të kësaj Ministrie që lehtësisht të realizojnë komunikimin e tyre të përditshëm me shërbimet e Telekomit të Kosovës.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje lehtëson tej mase komunikimin e personelit të Ministrisë sonë gjatë realizimit të punëve dhe detyrave të tyre të përditshme, meqë Telekomi i Kosovës ofron shërbim shumë cilësor dhe të favorshëm”, ka theksuar Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm i MPMS-së.

Në fund të komunikatës bëhet e ditur se Telekomi i Kosovës, Vala do të vazhdojë me përmbushjen e synimeve strategjike për të plotësuar nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private. /21Media 

Back to top button