Lluka takohet me kompaninë Detecon International GmbH dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Lluka takohet me kompaninë Detecon International GmbH dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Valdrin Lluka, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës në një postim në Facebook ka bërë të ditur se BERZH, ka financuar në formë të grantit dhe ka përzgjedhur kompaninë Detecon për të përgatitur telekomin për privatizim, projekt ky që do të zgjasë rreth 5 muaj.

Qeveria e Kosovës është e interesuar të privatizoj pjesën vendimmarrëse të telekomit, pra rreth 51%, duke qëndruar aksionarë për pjesën tjetër.

Ekipi nga Detecon qëndruan në Kosovë, të cilët u takuan me akterët kryesorë të ndërrmarjes të cilët diskutuam për hapat e ardhshëm dhe planin e projektit.

Lluka, falënderon BERZH-in për përgjigjen e kërkesës, ‘Falënderoj BERZH që ju ka përgjigjur kërkesës për përkrahje, duke rritur besueshmërinë dhe transparencën e këtij procesi të ndjeshëm për vendin’, shtoi ai.

Ju rikujtojmë se me 30 korrik të këtij viti Telekomi i Kosovës shkëputi përfundimisht kontratën me Z- Mobile./21Media