Po diskutohet për gjendjen në Telekom

Po diskutohet për gjendjen në Telekom

Telekomi i Kosovës nuk i ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin me kontrata Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala.

Kryesuesi i Komisionit, Visar Ymeri ka bërë të ditur se përfundimisht menaxhmenti i Telekomit ka dorëzuar një pjesë të dokumentacionit, por jo të tërin.

“Mendoj se duhet t’iu bëjmë edhe një kërkesë të korrigjuar për dorëzimin e disa kontratave tjera të Telekomit. Kërkojmë edhe një herë nga Telekomi kontratën ‘solaria’ për shqyrtim”, ka thënë Ymeri.

Sipas tij, nëse gjinden vepra penale për këto kontrata, Komisioni do ta dërgojë në prokurori lëndën për Telekomin. Po ashtu, ka kërkuar që shqyrtimi i dokumentacionit të sjellur në këtë komision, të shqyrtohet pa media.

Armend Zemaj, anëtar i Komisionit ka thënë se mosplotësimi i dokumentacionit për Komisionin Hetimor, ka dyshime për t’i ikë përgjumësisë.

Deputeti Milaim Zeka ka theksuar se për keqpërdorimet e mëdha që kanë ndodhur në Telekom, ky menaxhment duhet ta sjellë të gjithë dokumentacionin me kontrata.

Para pak ditësh, Zeka është zgjedhur zëvendëskryetar i këtij komisioni.