Më 27 qershor mori fund aventura e Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018

Më 27 qershor mori fund aventura e Gjermanisë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018

Kampioni i Botës dështoi kundër Koresë së Jugut në sfidën venditmare dhe ky eliminim nxiti median braziliane Fox Sports Brasil që të publikojë një postim në Twitter në formë tallje për Gjermaninë.

Dhe, pas eliminimit të Brazilit mbrëmjen e kaluar në çerekfinale prej Belgjikës, pasoi tallja nga televizioni publik gjerman, ZDF.

“Ngjyrat tona nuk janë një gjë për ju, apo jo”, u shpreh në këtë tallje televizioni publik gjerman, duke ju referuar ngjyrave të flamurit të Belgjikës, që janë të njëjta si të Gjermanisë.