Tanjug censuroi Ramën kur filloi të fliste në gjuhën shqipe

Tanjug censuroi Ramën kur filloi të fliste në gjuhën shqipe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, Edi Rama dhe Zoran Zaev zhvilluan sot një konferencë për shtyp.

Por, televizioni serb Tanjug censuroi Ramën kur filloi të fliste në gjuhën shqipe, duke transmetuar pamje të gazetarëve të pranishëm dhe jo figurën e kryeministrit shqiptar që po fliste në gjuhën shqipe.

“Ende na duhet anglishtja në mes”, komentoi Rama në anglisht, duke vazhduar fjalimin e tij në shqip./ gazeta shqip