Samsung ka paralajmëruar praninë e softuerit të ri Portrait Displays për rregullim automatik

Samsung ka paralajmëruar praninë e softuerit të ri Portrait Displays për rregullim automatik

Kompania Samsung ka paralajmëruar praninë e softuerit të ri Portrait Displays për rregullim automatik – CalMAN me AutoCal në televizorin më të ri QLED.

Ky softuer përdoret nga kalibruesit profesional në industrinë e videove, në produksione dhe post-produksione.

Kalibrimi është qasje e rregullimit gradual të ngjyrës së ekranit në televizor. Kjo qasje iu nevojitet sidomos dizajnuesve, fotografëve dhe profesionistëve të videove.

Njëherësh kalibrimi iu ofron mundësinë përdoruesve të rregullojnë fotografinë për të arritur përvojën e dëshiruar të shikimit të televizorit në harmoni me rrethinën në të cilën ndodhen.

Duke iu falënderuar bashkëpunimit me kompaninë Portrait Displays, prodhues lider botëror i prodhimit të softuerit për kalibrim të video-ekranit, Samsung QLED janë televizorët e parë në botë që kanë mbështetjen për rregullimin automatik të fotografisë me kualitet HDR.

Rregullimi automatik i fotografisë më herët ishte i pranishëm vetëm për hapësirën dinamike standarde (SDR) të kualitetit të fotografisë.