Temat që Stoltenberg i bisedoi me Haradinajn dhe Vuçiqin

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg pas bisedave Haradinajn dhe Vuçiqin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin për t’i njoftuar rreth takimit të së mërkurës mes ministrave të Jashtëm të NATO-s për Ballkanin Perëndimor.

“Me Haradinaj ngrita shqetësime për planin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Ia përsërita se mandati i FSK-së duhet të evoluojë dhe se NATO duhet të rishikojë nivelin e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftimin e NATO-s.

Në anën tjetër kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se e ka informuar Stoltenberg për procesin e transformimit të FSK-së në ushtrie dhe se për të do të votohet më 14 dhjetor në Kuvend.

Sipas njoftimit të NATO-s, Jens Stoltenberg bisedoi edhe me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Gjithashtu fola me Vuçiqin për nevojën që të ulen tensionet e tanishme. Ua rikujtova të dyve se dialogu i ndërmjetësuar i BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës mbetet e vetmja rrugë për të sjell paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. NATO-ja mbetet e përkushtuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misioni paqeruajtës të KFOR-it”, bëhet e ditur në njoftim”./21Media

Back to top button