Parashikimi i motit në Kosovë

Parashikimi i motit në Kosovë

Meteorologët thonë se para nesh gjendet një ditë me mot kryesisht të kthjellët. Në orët e pasdites, sipas tyre, mund të ketë vranësira kalimtare, kurse temperaturat do të lëvizin në mes 15 e 30 gradë celsius.

Edhe nesër pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët, mirëpo temperaturat do të jenë më të larta ato do të sillën në mes 17 e 34 gradë celsius, shkruan rtv21.tv

Sa i përket fundjavës, dita e parë do të fillojë me mot kryesisht të kthjellët, mirëpo në vazhdim pritet të ketë vranësira të cilat vend-vende mund të sjellin edhe rrebeshe shiu të përcjella me bubullimë. Në ditën e dytë , të dielën, pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat, gjatë fundjavës, në mëngjes do të lëvizin në mes 16 e 17 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 29 e 32 gradë celsius./21Media