Gjatë ditës së sotme moti mbi Maqedoninë parashikohet të jetë i nxehtë dhe i kthjellët

Gjatë ditës së sotme moti mbi Maqedoninë parashikohet të jetë i nxehtë dhe i kthjellët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) i përkujton punëdhënësit në obligimin e tyre për respektimin e rekomandimeve për mbrojtje të punëtorëve, në ditët me kushte jo të volitshme për punë, respektivisht valës së ngrohtë, e cila e kaploi vendin.

Punëdhënësve u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

MPPS informon se Inspektorati shtetëror i punës, gjatë fundjavës punon me ekipe kujdestare prej 30 inspektorëve. Shkeljet e rekomandimeve mund të paraqiten në numrin e telefonit 075 402 856, ndërsa person për kontakt është Sllagjana Andonovska.

Ministria pëkujton se në pajtim me Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta mbi popullatën në Republikën e Maqedonisë, e me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, rekomandohet që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të moshës mbi 60 vjeç

Ministria e Shëndetësisë, rekomandon që të mos mbahen aktivitete sportive në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, e posaçërisht, siç thuhet në kumtesën nga MPPS-ja, rekomandohet që institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet për fëmijë) të mos i nxjerrin fëmijët në të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në të njëjtën periudhë.

Temperaturat do të varjojnë prej 15 deri 22 gradë celsius, gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditë ditës prej 36 deri 43 gradë celsius. Indeksi UV do të ketë një vlerë 9

Në Shkup dhe rrethina do të mbajë mot i ngjashëm, me temperaturë minimale prej 21 gradë, që gjatë ditës do të arrijë deri në 40 gradë Celcius./21Media