Temperaturat e larta, zjarr në Fier dhe Elbasan

Temperaturat e larta kanë rritur rrezikun për zjarre

Dy vatra zjarri janë shfaqur në Fier dhe Elbasan, ku flakët kanë përfshirë shkurre, ferra dhe ullishte në fshatin Dragot të Belshit. Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga temperaturave të larta u dogjën 2 hektarë shkurre, ferra dhe 200 rrënjë ullinj.

Ndërsa në Anëbreg të Mallakastrës ka rënë zjarr në sipërfaqe me gurë dhe ullishte, por për shkak të terrenit të vështirë malor, zjarri është shuar me mjete rrethanore. Për pasojë janë djegur rreth 100 rrënjë ullinj shekullorë, bëjnë të ditur Emergjencat Civile në Shqipëri./21Media

Back to top button