Temperaturat shënojnë ngritje gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar të dhënat për motin gjatë fundjavës

Sipas IHMK dy ditët në vazhdim do të shënojnë një ngritje të vogël temperaturash, me minimalet rreth 2 e 3 gradë, ndërsa maksimalet deri në 14 gradë Celcius.

“Masat e ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të mbesin prezent edhe për gjatë dy ditëve të vikendit. Në këto kushte do të mbaj mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Në pjesën perëndimore priten riga të izoluara shiu, ndërsa pjesa më e madhe e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare”, thuhet në parashikimin e motit nga IHMK./21Media

Back to top button