Temperaturat do të shkojnë deri në 30 dhe 31 gradë Celsius

Temperaturat do të shkojnë deri në 30 dhe 31 gradë Celsius

Sipas parashikimit të meteorologëve, sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i kthjellët me temperatura që do të lëvizin në mes 15 e 31 gradë Celsius.

Edhe nesër pritet të kemi mot kryesisht të kthjellët, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ato do të lëvizin në mes 14 e 30 gradë Celsius.

Edhe pse presioni i lartë atmosferik dhe vala e ajrit të nxehtë është duke vepruar mbi  rajonin tonë, në ditët në vijim nuk pritet të kemi temperatura ekstreme si po mbretërojnë në disa vende të Evropës. Kështu gjatë ditëve të ardhshme priet të kemi mot kryesisht të kthjellët.

Në orët e pasditës  mund të ketë vranësira kalimtare të cilat në viset malore mund të sjellin riga shiu. Temperaturat do të jenë pak mbi mesataren për këte periodë të vitit. Në mëngjes ato do të sillen në mes 14 e 17 gradë Celsius, kurse temperatrurat maksimale do të lëvizin në mes 29 e 32 gradë Celsius./21Media