Teniserja po pret të bëhet nënë për herë të parë

Teniserja po pret të bëhet nënë për herë të parë

Teniserja me famë botërore Serena Williams ka bërë të ditur përmes rrjetit social Snapchat se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ajo ka postuar një fotografi me një kostum të verdhë noti ku ka shkruar “20 javë” duke lënë të kuptohej se ishte 20 javëshe shtatzënë.

Njoftimi për shtatzëninë vie vetëm pak ditë pasi që i fejuari i saj, bashkëthemeluesi i rrjetit Reddit, Alexis Ohanian kishte postuar një foto të ëmbël bashkë me Serenën.

Alexis dhe Serena kanë bërë të ditur fejesën e tyre në dhjetorin e kaluar në një forum në Reddit./21Media