Thotë se gjithçka ka qenë në rregull

Thotë se gjithçka ka qenë në rregull

Sot u raportua për një përleshje gjatë procesit zgjedhor në degën e LDK-së në Podujevë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – Dega në Podujevë ka reaguar pas raportimeve se ka pasur tensione edhe në Podujevë. Sipas kryetarit të kësaj komune, Agim Veliu, gjithçka ka shkuar në rregull.

“Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Podujevë, sot ka përmbyllur me sukses kuvendet zgjedhore në të gjitha nëndegët e saj. Procesi zgjedhor në degën tonë është karakterizuar me një pjesëmarrje të madhe të anëtarësisë, ashtu siç i ka hije degës më të madhe në Kosovë, e cila përherë ka dalë fituese në të gjitha zgjedhjet.”, thuhet në postimin e Veliut.

Sipas tij, pjesëmarrja dhe fuqia elektorale ka bërë që LDK – Dega Podujevë të jetë cak i sulmeve propaganduese.

“Masoviteti në pjesëmarrje dhe fuqia elektorale e degës sonë ka bërë që të jetë cak i sulmeve propaganduese me qëllim të lëndimit të procesit dhe dëmtimit të LDK-së në Llap.”, shkroi më tej ai.

Ditëve të fundit nëpër kuvendet zgjedhore të degëve të LDK-së ka pasur disa incidente, ku ka ardhur edhe deri tek rrahja./21Media