Tensione në marrëdhëniet Turqi-Austri

Ministrit turk i ndalohet hyrja në Austri

Ministri turk i ekonomisë Nihat Zejbekçi nuk është lejuar nga autoritetet austriake që të hyjë në këtë vend, ku planifikonte të merrte pjesë në një tubim në Vjenë, të organizuar me rastin e përvjetorit të parët të puçit ushtarak në Turqi, shkruan rtv21.tv

Autoritetet austriake e arsyetuan këtë ndalesë, duke thënë se vizita e ministrit turk përbën rrezik për sigurinë dhe rendin publik.

“Konfirmoj se ministri i jashtëm Sebastian Kurz ia ka ndaluar ministrit turk të ekonomisë hyrjen në vendin tonë“, tha zëdhënësi i kësaj ministrie Tomas Sholl për radion austriake ORF. Gjithsesi, zoti Zejbekqi, është gjithmonë i mirëpritur për vizita bilaterale në Austri, shtoi ia.

Qeveria turke ende nuk ka reaguar  mbi këtë vendim, por marrëdhëniet mes dy vendeve janë të tensionuara prej kohësh, me Austrinë që e ka kritikuar hapur Turqinë për reagimin e ashpër pas tentativës për grusht shteti. Përpos kësaj, Austria ka dalur haptazi në mbështetje të ngrirjes së negociatave të Turqisë të anëtarësimit.

Në muajin mars, Austria ia ndaloi presidentit Recep Tayyip Erdogan të bërit fushatë në territorin e saj, për referendumin që do të zgjeronte pushtetin e presidentit.
Austria dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian kanë kritikuar fuqishëm Turqinë për veprimet e saj pas përpjekjes për grusht shteti, më 15 korrik të vitit të kaluar./21Media

Back to top button