Tentojnë të hyjnë ku po konstituohet këshilli bashkiak

Tentojnë të hyjnë ku po konstituohet këshilli bashkiak

Brenda në godinën e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” po mbahet konstituimi i Këshillit bashkiak, ndërkohë që jashtë janë mbledhur mbështetës të PD-së dhe po kundërshtojnë me thirrjen “Rama ik!”

Ashtu siç ishte parashikuar për kryetar të këshillit bashkiak është propozuar vetëm kandidatura e Briselda Kadisë.

Forcat Speciale janë në gadishmëri prapa derës, në oborrin e brendshëm të godinës për të ndërhyrë në rast se duhet. Ndërkohë jashtë herë pas here ka tensione. Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin për të hyrë brenda oborrit të Universitetit ku ndodhet dhe godina e bibliotekës.

“Është mbledhur këshilli i ndrikullave brenda dhe ruhet me një mijë polic”, dëgjohet të thotë një protestuese.

Tension para hyrjes së Bibliotekës ku po konstituohet këshilli bashkiak në Shkodër.

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin të hyjnë brenda ambienteve të bibliotekës. Politia po përpiqet ti ndalojë.

“Kush nuk voton Brisejdën përjashtohet nga PS”, urdhri i Ramës për anëtarët e këshillit bashkiak Shkodër./oranews