Tensione në Shqipëri, tentimi i tretë i protestuesve

Protesta po vazhdon

Protestuesit sërish kanë tentuar t’i afrohen hyrjes së Kryeministrisë në Tiranë, por kësaj radhe policia ka reaguar më shpejt duke hedhur gaz lotsjellës.

Protestuesit janë larguar nga hyrja, megjithatë protesta vazhdon.

Ambasada Amerikane në Tiranë dhe ajo e Bashkimit Evropian kanë bërë apel për shmangie të dhunës në protestën e opozitës.

“Ambasadat e Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane”, thuhet në reagim.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane në Shqipëri, nëpërmjet një komunikate ka thënë se mbështesin të drejtën për të protestuar por dëmtimi i pronave publike nuk janë të pranueshme.

“Ambasada e SHBA-së dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button