Tentim vrasje në Gjakovë

Një person u arrestua këtë të premte për tentim vrasje në Gjakovë.
I dyshuari e ka goditur me veturë veturën e viktimës dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshje, me veturën e tij në lëvizje e ka goditur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe dyshohet se dy herë ka shtënë me armë zjarri në drejti të tij, por nuk është qëlluar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe dy gëzhoja”, ka thënë Policia përmes raportit 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button