Tentim vrasje në kryeqytet

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë

Sipas policisë mbrëmë rreth orës 22:53 në rrugën “Rexhep Mitrovica” në Prishtinë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën, i cili është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendngjarje është gjetur një gëzhojë ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar në pistoletë me dy copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button