Tentim vrasje në Viti, arrestohet i dyshuari

Dje një burrë është therur me thikë në rrugën “Agim Ramadani” në Viti.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./21Media

Back to top button