Ai tentoi të hapë parashutën e parë, e cila nuk funksionoi

Ai tentoi të hapë parashutën e parë, e cila nuk funksionoi

Shumë njerëz janë të apasionuar pas sporteve ekstreme ku mund të përmendet edhe hedhja me parashutë nga lartësi të mëdha. Është një sport që të falë shumë adrenalinë dhe emocion, por gjithashtu shumë i rrezikshëm, madje jo në pak raste fatal.

Sot një dashamirës i këtij sporti nuk pati fat pasi ndërroi jetë pasi u hodh nga një lartësi prej 800 metrash, një distancë kjo shumë e ulët, duke mos i dhënë mundësinë parashutave të hapen.

Kjo rezultoi në vdekjen e menjëhershme të 35 vjeçarit Mikhail Prokhorov në Rusi. Sipas asaj që raporton The Sun, ai tentoi të hapë parashutën e parë, e cila nuk funksionoi, e më pas në tentativë për të hapur atë të emergjencës nuk arriti në kohë.

Sipas stafit të tij, kjo ishte hedhja e 35-të në karrierën Mikhail. Autoritetet e hetuesisë në Rusi janë duke hetuar nëse ishte një incident apo ishte një krim i organizuar, raporton oranews.