Tentoi të grabiste para, arrestohet

Nën kërcënimin e armës ka kërkuar nga punëtorja që t’i dorëzoj paratë

Sot rreth orës 10:30, në rrugën “Bajram dhe Gursel Sylejmani” në Ferizaj, Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka hyrë në një lokal dhe nën kërcënimin e armës ka kërkuar nga punëtorja që t’i dorëzoj paratë nga arka.

I dyshuari, 29-vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes. Me rastin po merren hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale./21Media

Back to top button