Mes 7 të arrestuarve në Librazhd edhe kreu i PD-së

Mes 7 të arrestuarve në Librazhd edhe kreu i PD-së

Policia e Librazhdit ka arrestuar 7 persona dhe proceduar 16 të tjerë për protestën e paligjshme të organizuar pasditen e 13 qershorit në hyrje të qytetit të Librazhdit. Protestuesit tentuan t’i bllokonin rrugën eskortës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Mes të arrestuarve janë kryetari i PD-së në Librazhd, Bujar Vreto dhe sekretari i kësaj partie.

Sipas policisë, arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi ata  janë grumbulluar dhe kanë tentuar të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, duke penguar eskortën e kryeministrit, i cili po shkonte në fushatën elektorale të PS në këtë qytet.

Policia bënë të ditur se ata kanë goditur eskortën e Ramës me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike./21Media