Trepça dhe Drenica nuk do të jenë pjesë të superligës

Trepça dhe Drenica nuk do të jenë pjesë të superligës

Në Federatën e Hendbollit të Kosovës, me short janë përcaktuar palët rivale për këtë edicion të superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.

FHK javën që shkoi pati shtyrë fillimin e kampionatit për t’i dhënë kohë disa skuadrave t’i kalojnë problemet financiare dhe organizative.

Vështirësitë e kësaj natyre nuk i përballuan Trepça dhe Drenica të cilat nuk do të jenë pjesë e rangut elitë.

Superliga e meshkujve do të përbëhet nga tetë ekipe.

FHK ka marr vendim që kampionati i ri të filloj me 21 shtator ndërsa javën e parë takohen:

Kastrioti – Vushtrria

Prizreni – Besa Famgas

Drita – Prishtina dhe

Vëllaznimi – Llapi

Java e humbur do të kompenzohet me terminet e mesjavës./21Media