Këto janë çiftet

Këto janë çiftet

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për 1/8 të ndeshjeve të Kupës së Kosovës në futboll.

16 skuadra që ishin pjesë e këtij shorti vijnë nga tri rangjet, 9 skuadra ishin nga Superliga, 6 prej tyre nga Liga e Parë dhe vetëm një nga Liga e Dytë.

Në këtë short i pranishëm ishte dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili kishte ardhur për të monitoruar këtë short.

Feronikeli pritet të ketë punë të lehtë, ku në 1/8 do të ndeshet me skuadrën e vetme nga liga e dytë ata A&N nga Prizreni.

Ndeshja kryesore pritet të jetë ajo në mes të Ballkanit dhe Trepçës ‘89 ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në Suharekë.

Ja çiftet e plota:

Feronikeli – Fc A&N

Drenica – Dardana

Vitia – Dukagjini

Trepça – Vushtrria

Gjilani – 2 Korriku

Arbëria – Prishtina

Ballkani – Trepça 89

Liria – Ferizaj

Këto ndeshje pritet të luhen gjatë vikendit të ardhshëm më datë 7 dhe 8 dhjetor