Tërhiqet vendimi për ndalimin e xhamive

Hungaria ka tërhiqur vendimin për ndalimin e xhamive në kufi me Serbinë

Gjykata Kushtetuese e Hungarisë ka tërhequr vendimin, të cilin e kishin vendosur autoritetet e fshatit Ashothalom në kufi me Serbinë për ndalimin e ndërtimit të xhamive dhe bartjes së veshjeve të grave myslimane, si për shembull burka, transmeton AP.

Agjencia përkujton se vendimi për ndalimin në këtë vend, në krye të të cilit ndodhet Laslo Torockai nga partia ultra-djathtiste Jobik, kishte hyrë në fuqi në nëntor të vitit të kaluar.

Back to top button