Salvadori goditet nga një tërmet i fuqishëm

Salvadori goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një person ka vdekur ndërsa dy tjerë janë lënduar nga një tërmet 5.1 shkallë të Rihterit që ka goditur Salvadorin, bëjnë të ditur zyrtarët e këtij shteti.

Tërmeti ka ndodhur pak para mesnatës me orën lokale me epiqendër në qytetin Antigua Cuscatlan, në afërsi të kryeqytetit, San Salvador, ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it Ministria e Ekologjisë, raporton AFP.