'Shkundet' Himara

‘Shkundet’ Himara

Një tërmet me magnitudë 3.8 ka rënë pak më parë në Himarë.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 5 km në veri-lindje të Himarës dhe 32 kilometra në perëndim të Gjirokastrës ku raportohet se janë ndierë gjithashtu lëkundjet. Tronditjet e tërmetit janë ndierë edhe në Vlorë.

Deri më tani nuk ka ende informacion për dëme të shkaktuara./21Media