Raportohet për 10 persona të lënduar

Raportohet për 10 persona të lënduar

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë, pasoje e aktivitetit vullkanik te Etnas-s sot ka goditur Sicilinë duke lënduar 10 persona.

Sipas mediave italiane, tërmeti ka ndodhur rreth orës 03:20 me orën lokale pranë komunës së Viagrande, e cila ndodhet në zonën e vullkanit Etna, i cili prej të hënës kur shërtheu është aktiv.

Disa ndërtesa u dëmtuan nga lëkundjet e fuqishme që u ndjenë.

Shumë njerëz të trembur janë nxituar të dalin jashtë banesave të tyre dhe kanë kaluar orët e ftohta të mengjesit jashtë ose brenda në makina.

Gjithashtu një pjesë e asutostradës Catania-Mesina është mbyllur përkohësisht për shkak të dëmtimeve që ka marrë, raporton Vizionplus.

Në rajonin e Sicilisë i goditur nga lëkundje e fortë e tërmetit jetojnë mjaft emigrantë shqiptarë, të cilët kishin mbërritur në këtë territor pas viteve ’90. Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 300 shqiptarë që jetojnë në territorin e komunave të goditura nga tërmeti.