Shërbimi Gjeologjik i Kosovës jep detaje

Shërbimi Gjeologjik i Kosovës jep detaje

Komuna e Dragashit është goditur sot nga një tërmet.

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 07:53 të mëngjesit, derisa ishte me magnitudë 3.0.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv, Shemsi Mustafa nga Rrjeti Sizomologjik i Kosovës.

“Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01.11.2019 n’ora 07:53 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 3.0 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 11 km Veri Perëndim të Dragashit, respektivisht në koordinatat : 42.16 (latituda) dhe 20.71 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 10 km”, ka thënë Mustafa për portalin rtv21.tv.

Sipas Mustafës, për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Prizrenit, Gjakovës dhe një pjesë e territorit Jug-perëndimor të Kosoves.

Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore./21Media