Tërmet në Shqipëri

Një lëkundje e lehtë toke u ndje sonte në Shqipëri, kryesisht në bashkitë e Pukës dhe Fushë Arrëzit.
Sipas EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.3 të shkallës Rihter ndërsa nga lëkundja e lehtë nuk pati probleme.
Ndërsa, epiqendra e tërmetit ishte 17 km në verilindje të Pukës.
Kujtojmë se disa ditë më parë, është regjistrua një tërmet në Follorinë të Greqisë, lëkundjet e së cilit janë nderë edhe në Shqipëri, më së shumti në zonën e Devollit si zonë kufitare. Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec. Banorët kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën.

Back to top button