Tërmet prej 5.2 ballë godet Japoninë

Agjencia japoneze e meteorologjisë nuk lëshoi alarm për cunami

Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë të shkallës Rihter goditi sot pjesë qendrore të Japonisë, por asnjë alarm për cunami nuk u njoftua, theksuan autoritetet japoneze dhe amerikane.

Sipas Institutit amerikan të Studimeve Gjeologjike (USGS), tërmeti u lokalizua rreth 30 kilometra në perëndim të qytetit Ina, në prefekturën e Nagano, në orën lokale 07:02″./21Media

Back to top button