Viktimat po trajtohen në spitale

Viktimat po trajtohen në spitale

Tërmetet që tronditën Shqipërinë përveç dëmeve materiale, lanë edhe shumë persona të lënduar.

Në total në vend janë trajtuar 105 qytetarë me fraktura dhe dëmtime për shkak të tërmetit.

Aktualisht tek spitali i Traumës janë 7 persona nën mbikëqyrje dhe që po marrin trajtim, 3 paraqiten në gjendje më serioze.

Të lënduarit e kanë marr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, spitalin rajonal të Durrësit dhe QSUT.

Në Durrës janë 3 persona që po mbahen nën mbikëqyrje nga personeli mjekësor.

Pas një tërmeti të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri me magnitudë prej 5.8 ballë, Shqipëria u përball edhe me gjashtë tërmete të tjera pas mesnate.