Rita po vazhdon misionin e saj edhe në Shqipëri

Rita po vazhdon misionin e saj edhe në Shqipëri

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, shprehu shqetësimin e saj në lidhje me tërmetet në Shqipëri. Së bashku me UNICEF-in ajo po vazhdon misionin e saj edhe në Shqipëri, për t’ju ofruar ndihmë fëmijëve të prekur nga katastrofat, shkruan rtv21.tv

“Një tërmet me magnitudë 5.6 shkallë e goditi Shqipërinë më 21 shtator, afër Kosovës ku unë u linda. Klikoni këtu për t’i ndihmuar fëmijët e prekur nga katastrofat kurdo dhe kudo.”, shkroi ajo.

Në muajin prill, 29-vjeçarja qëndroi në Kosovë për një mision bamirësie me UNICEF-in./21Media