Pamje pas tërmetit në Shqipëri

Pamje pas tërmetit në Shqipëri

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 ballë i shkallës rihter dhe intensitet mbi 7.5 ballë është regjistruar 30 km në veri të Durrësit, afër Kepit të Rodonit.

Dy lëkundje të forta u dëgjuan brenda disa minutash.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fortë i regjistruar në 20-30 vitet e fundit.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër.

Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta në banesa. Burime nga spitali i Traumës për Ora News bëjnë me dije se 37 persona janë paraqitur me lëndime nga tërmeti.

Mes tyre raportohet se është dhe një fëmijë./oranews