Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka njoftuar se gjimnazistët e kësaj komune janë kthyer në shtëpi.

Vendimi për këtë është marrë nga Komuna pas tërmeteve të fuqishme të ndodhura gjatë ditës së djeshme dhe sotme në Shqipëri.

Bahtiri përmes një shkrimi në “Facebook” u ka kërkuar falje nxënësve, por sipas tij e gjithë kjo është bërë për sigurinë e tyre.

“Pas tërmeteve të një pas njëshme të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, komuna e Mitrovicës ka marrë vendim për kthimin e parakohshëm të gjimnazistëve që ndodheshin atje për vizitë. Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt direkt me stafin arsimor që e ka udhëhequr vizitën, për t’u kujdesur për sigurinë e nxënësve tanë. Megjithatë, në fund kemi marrë vendim për kthimin e tyre në Mitrovicë, me ç’ rast iu shprehu keqardhje nxënësve tanë, por që kjo është bërë për sigurinë e tyre. Fatmirësisht, asnjë nxënës nuk ka pësuar kurrfarë dëmi. Qytetarëve të Shqipërisë të lënduar nga dridhjet e tokës, iu urojmë shërim të shpejt dhe lutem që raste të tilla të mos përsëriten asnjëherë”, ka shkruar Bahtiri.

Pas një tërmeti të fuqishëm që ndodhi dje në Shqipëri me magnitudë prej 5.8 ballë, Shqipëria u përball edhe me gjashtë tërmete të tjera pas mesnate./21Media